Inter e Napoli listojnë Brojën

Nëntë gola dhe një asistim. Ky është rezultati i Armando Borjas me fanellën e Southampton këtë edicion në Premier League.

Një paraqitje mbresëlënëse e cila tërhoqi vëmendjen e disa klubeve, përfshirë edhe Seria A.

Sipas edicionit të sotëm të Daily Mail dhe të raportuar nga TMW, sulmuesi shqiptar në pronësi të Çelsit është vënë në shënjestër nga shumë klube përfshirë dhe Interin e Napolin.

Aktualisht talenti shqiptar i lindur në Angli gjëndët i grumbulluar në Tropikal (Durrës) me ekipin Kombëtar. Pyetjes për të cilën shtrojnë mediat italiane duket se iu dha përgjigje sulmuesi teksa sot tha:

E ardhmja? Do të shohim për të ardhmen, tani jam te Çelsi. Jam duke biseduar me familjen dhe me agjentin tim.” /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!