Kuadrado zgjat me Juven, Vojvoda e Zhegrova, Milani thërret

“Juan është unik, i pazëvendësueshëm. Dhe është fantastike të jemi sërish bashkë, Panita!”

Kështu Juve njoftoi me një deklaratë zyrtare për shtyp marrëveshjen e arritur me Kuadradon për rinovimin e kontratës deri në vitin 2023.

Klubi i Juventusit ka ndezur kështu opsionin për të zgjatur marrëdhënien me kolumbianin që i skadon kontrata në qershor. Klubi ka dalë edhe me komunikatën zyrtare të zgjatjes së kontratës deri në vitin 2023.

Ndërkaq në mediat kosovare këtë mengjes ka qarkullaur lajmi se edhe mbrojtësi dardan i Torinos Mërgim Vojvoda ka gjetur paraprakisht akordin për t’ju bashkuar Milanit në verë.

Jo vetëm kaq pasi skuadra e famshme e Milanit ka piketuar një tjetër shqiptar. Ai është Edon Zhegrova i cili milton te Lilë në Ligue 1 në Francë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!