Fier/ Një stadium i ri në horizont

Drejtuesi politik i Qarkut Fier për Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka njoftuar se së shpejti Fieri do të ketë një tjetër stadium modern.

Sikundër shpjegohet në postimin e tij ‘Loni Papuçiu’ do të ekzistojë ndërsa impianti i ri, pagëzuar ende pa hedhur themelet me emrin “Apollonia Arena” do jetë vlera e re e qytetit.

Balla shkruan në Facebook:

“Apollonia meriton një stadium të ri futbolli për t’i rikthyer këtij emri të madh të futbollit shqiptar shkëlqimin që i takon. Jemi në fazën e identifikimit të një pozicioni të ri në qytetin e Fierit të “Apollonia Arena” dhe shpresoj se do të ecim shpejt në konkretizimin e këtij projekti”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!