Dështoi me Tiranën, Varinen dy gola për kreun me KuPS

Sot KuPS në fushë në aktin e tretë sezonal ndaj SJK.

Sulmuesi finlandez Tim Varinen, erdhi me bujë te Tirana në janar 2021 por 29 vjeçari, nuk bindi aspak te bardheblutë duke u konsideruar si dështim i madh. Vairinen u aktivizua 296 minuta, duke mos shënuar asnjë gol.

Ndërkaq Tim, ka fituar me HJK Helsinkin titullin kampionnë 2020 mirpo pas largimit nga Tirana, ai preferoi ti bashkohej një tjetër finlandezjeje me emrin KuPS.

Dhe si për ioni të fatit, historia sportive me lojtarin shtatlartë, vijon të jetë e suksesshme. Në sezonin e parë Varinen me KUPS luajti 1018 minuta duke shënuar nëntë gola.

Këtë edicion i cili sapo ka startuar, sërish pozitiv për dështakun bardheblu. Sulmuesi në 150 minuta ka shënuar 2 gola me skuadrën e tij që kryeson ligën pas dy javëve të para me pikë të plota./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!