Shqipëria U16 tre gola Perusë në Development…

Shqipëri U-16 ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë ndaj Perusë në turneun UEFA Development U-16, që po zhvillohet në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku kanë bërë një paraqitje shumë të mirë duke triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj një rivali shumë të fortë.

Kombëtarja U-16 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Amarildo Dervishaj, Albi Koleci, Adi Kurti, Egert Selmani, Aljon Damini, Klaus Kashari, Jordi Jaku, Glenis Belloj, John Jaku, Ersi Bode, Flavio Sulejmani.

Pjesa e parë ishte e balancuar me ekipin shqiptar që iu afrua në disa raste golit, por pa sukses. Në pjesën e dytë tekniku Bulku bëri disa zëvendësime që i dhanë një marsh më shumë kuqezinjve. Pas këmbënguljes së vazhdueshme Flavio Sulejmani realizon një gol shumë të bukur në zonë, duke zhbllokuar rezultatin në 1-0. Kuqezinjtë marrin zemër dhe në minutën e 82-të gjejnë edhe golin e dytë me Dean Vranicin. Në minutat e fundit Sulejmani del vetëm me portierin dhe nuk falë duke realizuar golin e dytë personal dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar në 3-0.

Kjo ishte fitorja e dytë e Shqipërisë U-16 në këtë turne, teksa në sfidën hapëse mundi Irlandën e Veriut me rezultatin 2-1. Ndeshja e fundit e Kombëtares shqiptare në këtë turne do të luhet më datë 14 prill ndaj Luksemburgut në orën 11:00.

UEFA Development Tournament U-16
Shqipëri – Peru 3-0
Golat: 73’, 94’ Sulejmani, 82’ Vranici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!