Femra/ Shqipëria mundet thellë nga Belgjika

Shqipëri- Belgjikë 0-5

Kualifikueset e vlefshme për kampionatin Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”, Shqipëria e Grimës pëson goleadë në Elbasan.

Shqipëria për femra u mund pasditen e sotme 0-5 në kualifikueset e Botërorit nga Belgjika. Në rrebeshin e shiut në ‘Elbasan Arena’ skuadra e drejtuar nga Armir Grima vuajti përgjatë gjithë takimit me njërën nga dy skuadrat e mëdha të Grupit F.

Armir Grima tekniku kuqezi, e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar:

Viona Rexhepi, Alma Hila, Arbenita Curraj, Sara Maliqi, Endrina Elezaj, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi, Markela Bejleri, Lucie Gjini, Ezmiralda Franja dhe Kristina Maksuti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!