Ukrainë/ Raketat ruse shkatërrojnë stadiumin e Desna-s

Bombardohet stadiumi ku nisi karrierën sportive sulmuesi i Uest Hem, Andrij Jarmolenko

Që prej 24 shkurtit ndërsa Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën viktimat njerëzore janë padyshim çmimi më i shtrenjtë që po paguan vendi europian këto ditë të zeza të historisë së saj.

Por bombardimet ruse nuk kursejnë asgjë. Ata po shkatërrojnë edhe infrastrukturën, për pasojë edhe stadiumet. Kështu, nga Chernihiv, një qytet në veri-lindje të vendit, pak kilometra nga kufiri me Bjellorusinë, mbërrijnë pamjet e stadiumit Yuri Gagarin.

Impianti i FC Desna Chernihiv, duket i shkatërruar plotësisht nga raketat ruse, të cilat sipas Amnesty kanë lëshuar në qytet bomba ndezëse duke bërë kërdi të papara./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!