PSG në Madrid, Kelaifi kërkohet nga drejtësia
Sot Real- PSG për Champions, kreu i Parisit nën presionin e dënimit me burg.
Presidenti i PSG-së, Naser al-Kelaifi, sipas ‘Daily Star Sport’, kërkohet nga prokurorët në Zvicër, të cilët duket se kërkojnë t’i japin presidentit të PSG-së një dënim me 28 muaj burg.
Të martën, prokurori publik zviceran kërkoi që Al-Kelaifi, si dhe ish-numri dy i FIFA-s, Jerome Valcke, të burgosen për korrupsion lidhur me një marrëveshje për të drejtat televizive të Kupës së Botës.
Ata po apelojnë një vendim që u zhvillua pas një gjyqi në vitin 2020. Në atë seancë, Al-Khelaifi, i cili është edhe kryetar i beIN Media, u shpall i pafajshëm, ndërsa Valcke u dënua me kusht.
Në gjyqin fillestar, Al-Khelaifi, 48 vjeç, u lirua nga inicimi i ‘keqmenaxhimit të rënduar kriminal’, por Valcke u dënua për falsifikimin e dokumenteve të lidhura me të drejtat televizive të Kupës së Botës.