FSHF shpalos strategjinë: “Futbolli për Kombin 2022-25”
Federata Shqiptare e Futbollit prezanton strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025”, në një event sportiv ndërsa marrin pjesë drejtues të FSHF dhe personalitete të futbollit e jetës publike.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në fjalën e tij u shpreh se programi strategjik do të ketë 9 shtylla kryesore:
- Zhvillimin e përvojës më të mirë në organizimin e të gjitha aktiviteteve të futbollit në vend
- Ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunuese me të gjitha klubet
- Dialogimin e vazhdueshëm me institucionet shtetërore dhe shoqatat tona rajonale për të mbështetur realizimin e objektivave strategjikë
- Ofrimin e mundësive edukative për trajnerët e klubet për të ruajtur nivelet e larta të cilësisë, infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin
- Lidhjen direkte të klubeve profesioniste dhe amatore me FSHF-në dhe nxitjen e tyre për rritjen e numrit të lojtarëve
- Standardet e nevojshme për klubet private, për të siguruar që të gjithë pjesëmarrësit të marrin përvojën më të mirë të mundshme në futboll
- Mundësitë për t’u angazhuar në futboll pavarësisht nga mosha, gjinia,aposituata social-ekonomike
- Rritjen e mëtejshme të klubeve anëtare të Federatës së Futbollit”
Eventi në kohë reale:
Video