Benzema, lojtari i vitit në Francë
“France Football” shpall sulmuesin e Realit të Madridit Karim Benzema si lojtarin më të mirë francez i vitit 2021.
Sulmuesi i 34 vjeçar teksa shkëlqeu dhe shënoi ndaj Barçës në gjysmëfinalen e Riadit, ka triumfuar në këtë anketim ndaj Kilian Mbape dhe N’Golo Kante.
Një sukses i cili padyshim vjen edhe nga rikthimi në kombëtare dhe rendimentin e tij në fitimin e finales së Ligës së Kombëve.
“Jam bërë ‘9’ që kam dashur gjithmonë të jem”, thotë Karim Benzema për ‘France Football’ Me 23 gola në 26 ndeshje dhe 9 asiste Benzema po tregon klasin më të mirë të një karriere të gjatë sportive.