Spektakël në Anfield, Lacio e Real dështim i garantuar, PSG…
Kampionatet elitare: Veçohen:
Renës në Ligë 1, mund PSG 2-0 duke i dhuruar humbjen e parë sheikëve të Parisit.
Espanjol i dhuron një dush të ftohtë Real Madridit në duelin e sotëm luajtur në Barcelonë në kuadër të javës së 8 në La Liga.
Vendasit përpara pas 17 minutave lojë kur De Tomas kaloi ekipin e Kedi Bares përpara.
Goli dytë me përmasa vrastare erdhi nga Vidal në minutën e 60’. Benzema shënoi golin e fundit në këtë takim përfunduar 2-1.
Ndeshje e çmendur në ‘Anfield’ të tejmbushur me tifozë. Liverpul dhe Mançester Siti barazuan 2-2 në një duel spektakolar me protagonistë golash Mane e Salah te Reds dhe Foden e De Bryne te Siti.
Bolonja shpartallon përfundimisht Lacion e Sarrit. Në mesditë ekipi bardhekaltër u mund 3-0 nga ekipi nga Bolonja. Me gjasë te Lacio nisin hijet e valsit të këmbimit të trajnerëve…/Sportiim.al/