Teuta dhe Laçi, zbardhen formacionet
Pas pak në 20:00 Teuta- Shamrok Rovers dhe Anderleht-Laçi. Uefa ka zbardhur formacionet e skuadrave me Teutën që duket se i ka dhënë prioritet që në fillim lojës sulmuese. Seferi (Sulejmanov grafikisht) dhe Plaku do të mbështetën nga Kallaku. Martini ka marrë masa dhe në prapavijë ku skuadra duket e sigurtë.
Nga ana tjetër te Laçi bie në sy mungesa e Ardit Deliut në mesfushë. Duro me gjasë i ka dhënë prioritet karakteristikave të Zulfiut duke mos fshehur idenë për të provuar me një ‘Xhol’ më tepër. Nuk mbetet prapa Anderleht i cili në mesfushë riaktivizon dyshën e frikshme Olson-Kulen.