Kryeministri drejton kabinetin me ‘Jarmolenkon’

Ngjet dhe kështu: Kryeministri i Ukrainës drejton një mbledhje të qeverisë i veshur me fanellën e kapitenit.

Ukraina me Shevçenkon në timon, mundi Suedinë 2-1 pas kohës shtesë të martën dhe arriti për herë të parë në histori në tetë ekipet më të mira në Kampionatin Evropian.

Një arritje e cila ka zgjuar nostalgji sportive dhe ndjenjë kombëtare edhe te faktori jo sportiv në vend.

Kështu, Kryeministri i Ukrainës Denis Shmigal, kryesoi seancën qeveritare me fanellën me numrin shtatë të veshur nga kapiteni Andrij Jarmolenko.

Ndërkaq, Ukraina do të luajë Anglinë në çerekfinale të Kampionatit Europian të shtunën në Romë me mundësinë për të kaluar në gjysmëfinale.(foto nga: REUTERS)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!