Radhë sportive, Mesi i ‘lirë’

Hapen stadiumet në Shqipëri, Komiteti i Teknikëve jep dritën jeshile për 30% të kapacitetëve.

Nuno Espirito Santo është trajneri i ri i Totenhemit. Iku nga Uolves për një kontratë 2 vjeçare te Totenhem. “Ne do të përpiqemi t’i bëjmë tifozët krenarë. Është një kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm të jem këtu”, ishin fjalët e para të Nunos.

Atdhe Nuhiu nënshkruan për Altach në Austri. Pas aventurës te Shefild Wed dhe së fundi te APOEL, 31 vjeçari rikthehet në kampionatin austriak.

Xhejdon Sanço nga Dortmundi te Mançester Junatid. Flitet se palët kanë mbyllur operacionin për 85 milionë euro. Lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se ta nënshkruajë kontratën 5 vjeçare me Djajtë.
E ardhmja e Lionel Mesit vazhdon të mbajë në ankth tifozët “blaugrana”. Afati i skadimit të kontratës si lojtar i Barcelonës skadon në pas një ore.

Deshamps nuk largohet nga Franca. Pavarësisht eleminimit 52 vjeçari do qëndrojë në timpon dhe kjo është në përputhshmëri me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet. “RMC Sport” e raporton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!