Cikalleshi: Test force për Shqipërinë

Në prag të miqësores me Uellsin, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të martën pasdite seancën e parë stërvitore në ambientet e parkut sportiv të “University of South Wales”. I gjithë grupi ka qenë në dispozicion të trajnerit Edi Reja dhe stafit të tij, duke kryer një seancë të lehtë dhe me pak ngarkesë fizike.

Ndërkaq pak çaste më parë kanë dalë në një komunikim për mediat dy titullarët e Shqipërisë Sokol Cikalleshi dhe Keidi Bare.

Cikalleshi:

Tani jemi të fokusuar te kombëtarja. Edhe pse janë miqësore, ne nuk i konsiderojmë të tilla. Ne do shikojmë veten se ku jemi. Janë dy ekipe që kanë shkuar në Europian dhe kanë nivel të lartë. Ne jemi gati të provojmë veten. Nuk e kemi luksin që të shikojmë ndeshjet si miqësore. Ne jemi në një moment delikat. Tani jemi në një kompeticion më të fortë dhe me rivalë edhe më të fortë.

Nuk e konsideroj si një miqësore. Skemat i përkasin trajnerit. Ai do zgjedhë më të mirën e mundshme për kontigjentin që ka. Tanimë dihet që skema jonë është 3-5-2. Skema nuk besoj se do ketë ndonjë ndryshim të madh. Ne do përqëndrohemi për të bërë përformancën më të mirë. Çdo ndeshje është e rëndësishme.

Unë mendoj se kemi kontigjentin e duhur. Ju e dini se unë dhe të tjerët jemi të gatshëm gjithmonë, edhe kur luajmë, edhe kur nuk luajmë. Të shënoj dhe të ndihmoj ekipin, kjo është ajo që dua. Uellsi? Nuk do e thoja që është rival i lehtë. Është një ekip për të vlerësuar. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Për momentin ndodhet pak më lart se ne dhe për këtë duhet të jemi koshient.

 E ardhmja? Kam edhe një vit kontratë me Koniaspor. Do ta respektoj kontratën deri në fund, por nëse më vjen një ofertë, do e shqyrtoj me detaje. Fillimisht dua të bëjë mirë me Kombëtaren”, u shpreh Cikalleshi.

Do ta respektoj kontratën deri në fund, por nëse më vjen një ofertë, do e shqyrtoj me detaje. Fillimisht dua të bëjë mirë me Kombëtaren”, Cikalleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!