Teleteksti i mbrëmjes

727: FSHF përmes një shkrese zyrtare, i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë një kërkesë për të lejuar tifozë në finalen e Kupës së Shqipërisë në program në 31 maj në ‘Air Albania’.

727: Milot Rashica në lupën e Aston Vilës. Klubi anglez ka nisur tratativat me Verder dhe operacioni pritet të arrihet te afro 16 milion euro.

727: Ashtu siç dhe pritej, Xhenaro Gatuzo është zyrtarizuar sot si trajneri i ri Fiorentinës. Gatuzo u shkarkua nga Napoli me një mesazh nga De Laurentis. 43-vjeçari ka firmosur për 2 sezone me Fiorentinën ndërkohë që i ka kërkuar drejtuesve të mbajnë në skuadër sulmuesin e talentuar Dushan Vlahoviç.

727: Interi studion pistën Strakosha. Nga zikaltërit pritet të largohet portieri i dytë Radu dhe drejtuesit po kërkojnë një pasues të tij me kosto të ulët.

727: Radha e Kukësit për të bërë sherr për pagat e prapambetura. Ka qenë Vesel Limaj që së fundmi ka takuar Ronaldo Gjicin. Limaj dhe djali i Safet Gjicit nuk janë ndalur vetëm te fjalët…

727: KE i FFK-së diskutoi dhe mori vendim që edicioni i ri 2021/2022 të fillojë më 21 gusht, 2021. U përcaktua dhe merkatoja e shtrirë nga 1 korriku deri në 15 gusht

727: Belgu dështak te Real Madrid, Eden Hazard, ka kërkuar largimin nga Real Madrd.Pas dy viteve të vështira te Real Madrid,30 vjeçari kërkon rikthimin në Angli.

727: Kombëtarja e Anglisë e ka publikuar listën e futbollistëve që do të luajnë në “Euro 2020”. Në listën e trajnerit, Garet Southgejt, momentalisht janë listuar 33 futbollistë.

727: Roberto De Zerbi është trajneri i ri i Shakhtar Donetsk.Klubi ukrainas zyrtarizoi të martën pasdite punësimin e ish-trajnerit të Sasuolos, i cili nënshkroi një kontratë dy-vjeçare.

727: Eduardo Kamavinga talenti i madh francez i Renës, 18 vjeç, i ka kërkuar eprorëve të tij se dëshiron të shkojë te PSG. Renës kërkon 100 milion euro për fenomenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!