Shqipëria nis… ‘Katar 2022’
Në 20:45 në Andorra, Shqipëria e futbollit, starton ndeshjet kualifikuese me vendasit për Botërorin e ardhëshëm.
Ndaj Andorrës. Më pas me Anglinë e San Marinon. Më tej grupi ofron Poloninë dhe Hungarinë. Shqipëria e Rejës pas pak në start… ‘Katar 2022’ nis zyrtarisht.
Do të jetë ai, klasiku. Një formacion që Edi Reja duket se e ka menduar deri në detaje. Muskuj, eksperiencë dhe klas. Me një 3-5-2, tekiniku 75 vjeçar, beson të triumfojë në duelin e parë serioz. Determinante…
Formacionet:
Andorra: Gomes, Rubio, Jovera, Vales, San Nikolas, Martinez, Rebes, Vieira, Cervos, Alaes, Fernandes.
Tr: K. Alvarez
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Hysaj, Lenjani, Gjasula, Bare, Memushaj, Manaj, Çikalleshi.Tr: E Reja