Përfqaësues të UEFA-s në BE: Të ndryshojnë rregullat financiarë

Fair Play Financiar mund të marrë fund. Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, UEFA tashmë përfaqëson të kaluarën, pas bllokimit një vit më parë për shkak të COVID-19.

Nesër UEFA do të flasë për këtë në një konferencë të hapur me Parlamentin e BE për të shpjeguar se është koha për të ndryshuar rregullat. Me gjasë në fund të vitit, do të lindë një sistem i ri rregullash, sigurisht shumë i ndryshëm nga ai i vendosur në 2010.

Jo më bazuar në parimin “Shpenzoni aq sa grumbulloni” por në “ju shpenzoni ato që ju duhen pa firo”. A do të jetë e nevojshme ndihma e Bashkimit Evropian apo do të ketë telashe financiare?

Futbolli është në krizë, bota po ashtu, por pagat e lojtarëve dhe komisionet e agjentëve me sa duket nuk ulen. Nëse UEFA ia del të imponohet me rregulla të reja, skuadrat do e kenë shumë më të lehtë të zerojnë bilancet negative dhe të rikthehen të shëndetshëm financiarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!