Dosti ‘rikthehet’ te Laçi

Tekniku Shpëtim Duro sot feston ditëlindjen, Dosti i bashkohet në festë stafit bardhezi.

Edmond Dosti ish-sulmuesi i Laçit, Kastriotit, Partizanit dhe Kombëtares Kuqezi, zgjedh të urojë për Krishtlindje miqtë e tij me një foto speciale.

Mbërmjen e sotme ‘Mokja’ pas fluturimit nga Austria drejt Rinasit, ndërsa ka mbërritur në Tiranë për festat e fundvitit, njihet si një i kuq (Partizanit) i thekur por gjithnjë nuk e ka mohuar faktin se te Laçi ka marrë e dhënë shumë histori futbolli e miqësore.

Në një nga lokalet e kryeqytetit, Dosti nën shoqërinë e presidentit Laska, teknikut Duro, menaxherit Pali, sot ka uruar: Gëzuar Krishtlindjet dhe vitin e ri.

Ndërsa ishte pjesë e bardhezinjëve tri dekada më parë, Edmond Dosti bënte ‘namin’ te portat kundërshtare. Me Sabah Micin në majë të sulmit kjo dyshe kallte frikën mbrojtjeve aq sa vetëm Dosti me ‘numrin 9’ mbi supe, në një edicion realzonte 36 gola. Ende një rekord për tu thyer…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!