Dede në debutim: Kemi probleme por duam fitoren

Nevil Dede rikthehet në timon të kampionëve të Shqipërisë për herë të tretë. Nesër në një takim mes dy emrave të mëdhenj të historisë së futbollit Shqiptar pritet që Vllaznia- Tirana të jetë cilësisht lart dhe sportivisht shumë e luftuar. Dede thotë se ka kontigjent të cunguar por Tirana do gjithnjë tri pikë.

Dede:

Si e gjetët ekipin?
Deri tani jam mëse i kënaqur nga grupi dhe nga skuadra. Shumë lojtarë të grumbulluar nga kombëtaret janë kthyer dhe gjendja është e mirë, besoj se klubi ka marrë formë. I dërgoj një urim ekipit kombëtar, është një arritje e madhe, është mirë jo vetëm për kombëtaren por për gjithë futbollin shqiptar, sepse Shqipëria krahasohet gjithmonë e më shumë nëpërmjet futbollit.”

Ndikojnë mungesat? Do të donit të kishit të gjithë skuadrën të plotë?
Kampionati është një maratonë e gjatë ku ka vështirësi dhe pengesa rrugës dhe në këtë situatë e rëndësishme është që klubi të ndihet mirë. Eshtë një atmosferë pozitive. Të vërtetat nuk i mbulojmë dot, është e vërtetë që kemi disa probleme, ky është fakt mediatik, ndërsa ne jemi të fokusuar që të shkojmë në Shkodër për të fituar siç niset gjithmonë Tirana.

Përballemi me një skuadër dhe një qytet ku tradita dihet dhe respekti është reciprok dhe ka qënë historikisht mes dy klubeve. Kjo është ajo që më gëzon pamasë. Ambienti është perfekt për të zhvilluar një ndeshje futbolli dhe natyrisht do të fitojë ai që e meriton.”

Tiranë ndryshe?

Kur fillon, besimi, mbaron arsyeja. Me këtë frymë shkojmë nesër në Shkodër. E rëndësishme është që ne jemi mirë, grupi është i plotë. Nuk ka rëndësi emrat që do zbresin nesër në fushë. Do jetë ai që e meriton, të huaj apo shqiptarë.

Morali në skuadër?

“E keni ndjekur dhe prezantimin tim. Kam bërë vetëm një seancë të premten. Jo pa qëllim e lashë pushim të shtunë të diel. U thashë një batutë me shaka: ‘Shkoni karikoni bateritë për telefonin. Shijoni fundjavën e këndshme dhe të jemi të karikuar për javën që vjen dhe optimizmin’. Kampionati sapo ka filluar… dhe koha na premton që edhe unë të njihem me skuadrën, por edhe skuadra të njihet me mua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!