Daja lëshon ‘kushtrimin’: Ndaj Laçit maksimumin…

Një ndeshje tjetër e vështirë për Partizanin. Këtë radhë kalendari i ofron kurbinasit e Armando Cungut dhe Partizani pa një strehëz në kryeqytet e sheh vetën pritës në ‘Elbasan Arena’.

Ilir Daja në konferencën para takimit ishte i qartë kur vlerësoi bardhezinjtë dhe konfirmoi mungesat e lojarëve të caktuar. Në fund, lëshoi ‘kushtrimin’ për maksimumin në fushë.

Daja:

Besojmë se nesër kundër Laçit kemi një ndeshje të vështirë. Kundërshtari e ka ruajtur grupin e vjetshëm, e mbylli në vendin e tretë dhe është përforcuar.

Kanë një ekip të konsoliduar në manovër, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, kjo edhe për meritë të stafit teknik. Pra nesër, nëse duam që të arrijmë objektivin, taktika do të dalë në planin e dytë. Motivimi dhe dëshira, sakrifica për të shkuar të fitorja, do jenë primarë.                                                                   

Asani është i dëmtuar, Melo ka qenë për një kohë të gjatë i dëmtuar. Nuk është ende në stërvitje. Është një mungesë që e ndjejmë, pasi edhe ju po e citoni në çdo lajm.

Duke respektuar Laçin të përqendrohemi te ndeshja dhe te dhënia e maksimumit. Të gjithë energjitë le t’i përqendrojmë t’i shfrytëzojmë për nesër, pa menduar për vazhdimësinë”, ndër të tjera Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!