Bajern fiton Superkupën e Europës 2019/20

Superkupa e Europës 2019-20 në Budapest: Bajern Mynih- Sevilja 2-1 (1-1 koha e rregullt). Trofeu i 4 sezonal për skuadrën e Hansi Flik u dorëzua nga presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin.

Superkupa e Europës mes Bajernit të Mynihut dhe Seviljes, u luajt sot në stadiumin ‘Pushkash Arena’ në Budapest. Për herë të parë UEFA lejon tifozët në tribuna. Që nga përhapja e Koronavirusit gjatë marsit të këtij viti. Ishin rreth 20 mijë në Budapest.

Ndërkaq, trofeu i fundit i UEFA-s për sezonin 2019-20, përpos favoritit para ndeshjes të Bajernit, në fushë nisi me një gol të Seviljes. Lukas Okampos nga pika e bardhë e penalltisë shënoi në të 13-tën për andaluzianët. Reagimi i bavarezëve i shpejtë dhe Goretzka barazoi në të 34-tën.

Në fraksionin e dytë edhe pse Bajerni ishte më insistues, gola nuk pati dhe ndeshja iu drejtua kohës shtesë. Aty ku skuadra spanjollle i afrohet dy herë golit që në start.

Më kalimin e minutave, kampionët e Europës në fuqi të Bajernit, arrijnë të shënojnë në të 104-tën. Një spanjoll ndëshkon spanjollët. Është i listuari i Flik për tu larguar Havi Martinez…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!