Meta: Futbolli krenari kombëtare

Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, ndjek me vemendje edhe zhvillimet sportive në vend. Prej dy javëve futbolli dhe qeveria janë mbërthyer në një kolaps institucional.

Pala e futbollit ku janë përfshirë Liga, Klubet por dhe vetë FSHF, kërkojnë rregullimin e 4 kërkesave të bëra publike me adresë qeverinë. Kjo e fundit, ende nuk ka marrë një vendim për të stabilizuar situatën. Futbolli ka mbetur në ‘baltë’.

Kjo e ka shtyrë kreun e shtetit të reagojë përmes një postimi në ‘Facebook’. Meta i ka bërë thirrje qeverisë që përmes dialogut e bashkëpunimit të angazhohet për të rikthyer futbollin e luajtur.

POSTIMI I PRESIDENTIT ILIR META:

Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.

Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme.

I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!