Barcelona falenderon Vidal
Ndonëse në Shqipëri vijon ‘loja’ me topin e fshehur nëpër sirtare duke luajtur në koridore të FSHF-së apo sallone të larta qeveritare, tjetër gjë ngjet në botë.
Për Mbapenë ka një garë të madhe mes Real Madrid dhe Liverpul për ta marrë sulmuesin verën e ardhëshme nga PSG.
Krejt ndryshe vjen largimi i mesfushortit të Barecelonës për te Interi. Edhe pse 33 vjeç, kiliani Arturo Vidal me kalimin zyrtar te Interi, merr gjithë vemendjen e klubit të Barcelonës duke e falenderuar e uruar për fat në karrierë.
“Faleminderit dhe paç fat”: ky është mesazhi i Barcelonës për Arturo Vidal pasi me firmën me Interin i dha lamtumirën klubit blaugran.
Lojtari i ri i Interit pati në total dy edicione me Barcelonën duke luajtur 96 takime e shënuar 11 gola.
Vetë Vidal teksa u prezantua te italianët e Kontes ka shkruar:
“Sot filloj një etapë të re në karrierën time me shumë entuziazëm. Faleminderit Inter për besimin në mua, kolegët e mi të rinj dhe të gjithë në klub për mirëseardhjen e bukur. Shpresoj se së bashku mund të fitojmë shumë gjëra. Forza Inter”
💙❤️ Gracies i molta sort, @kingarturo23! pic.twitter.com/NdusO8Gt3m
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) September 22, 2020