Vidal ulet në Milano, gati firma 2 vjeçare

Ka pak minuta që Arturo Vidal pas një udhëtimi me avion privat nga Barcelona është ulur në Milano.

Kiliani 33 vjeçar, ka gati fanelën numër 22. Në orën 22 38′, Vidal preku tokën italiane me të cilën do jetë i lidhur deri në vitin 2022.

Në fakt te Interi mesfushori i përvojës së madhe do ketë mundësi të rinovojë edhe për një vit tjetër pas kontratës 2 vjeçare.

Shkurt, Arturo Vidal mund të zyrtarizohet pas pak orëve si futbollisti më i ri i Interit të Antonio Kontes. Burime pranë zikaltërve shprehen se Vidal do ti bashkohet skuadës në seancë që nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!