Ndërron jetë ndihmës trajneri i Kombëtares
Ndihmësi i De Biazit në Kombëtare gjatë vitit 2011-14, Pereni, ndahet nga jeta në moshën 77 vjeçare.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk ka vonuar ndërsa ka shprehur ngushëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-zëvendësit të De Biazit në Kombëtaren shqiptare, Angelo Pereni.
Pereni u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare, teksa bashkëpunoi me De Biazin në Kombëtare nga 2011 deri 2014.
Pereni duke parë volumin e madh të punës, largësinë, moshën, vendosi të tërhiqej nga profesioni i tij, duke preferuar të qëndronte në shtëpi, pranë njerëzve të dashur, pasi nuk preferonte më të udhëtonte, për shkak edhe të moshës.
Armand Duka një mesazh ngushëllimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan: “Me trishtim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Angelo Perenit, ish-zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare gjatë viteve 2011-2014 kur kjo skuadër drejtohej nga Xhani De Biazi”.