Hygor me statusin e “ish”-it te Vllaznia

Vllaznia pasi siguroi pjesëmarrjen në elitë teksa mundi Besëlidhjen në play-out (3-1), përfshihet nga ‘revolucioni’. Sot largon njërin nga futbollistët më të dalluar nga kasta e huaj që ju bashkuan së fundi Vllaznisë.

Bëhët fjalë për brazilianin Hygor Guimaraes Gonçalves. Ai u transferua te Vllaznia gushtin e kaluar dhe ia doli të shënonte 4 gola me bluzen kuqeblu.

Pas disa luhatjeve për të qëndruar ose jo, duket se aventura e tij në Superiore me shkodranët, ka marrë fund. Në mungesë të dëshirës se klubit për të rinovuar, mesfushori sulmues 31 vjeçar, ka njoftuar largimin nga Vllaznia me anë të një postimi në rrjete sociale.

Faleminderit Vllazni. Ishte nder për mua të mbaja veshur këtë fanellë. Falënderoj Suad Licin, drejtorin sportiv Engin Firat dhe trajnerin Mirsad Jonuz për mundësinë që më dhanë.

Nuk do e harroj kurrë mbështetjen e tifozëve në momentet më të vështira të jetës time. Falënderime edhe për të gjithë pjesëtarët e stafit teknik“, shkruan Hygor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!