Bilardo me Covid-19, i izoluar në një azil

Karlos Salvador Bilardo, ish-trajneri kampion i botës i Argjentinës, më 1986 në Meksikë dhe nënkampion më 1990 në Romë, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin në “shtëpinë e të moshuarve” në Buenos Aires, ku edhe jeton.

Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, raporton “Mundo Deportivo”. Bilardo, i cili është 82 vjeç, rezultoi pozitiv bashkë me 10 të tjerë të kësaj shtëpie. Sipas një të afërmi, ish-menaxheri i Albiceleste, është “në gjendje të mirë dhe asimptomatike”.

Ish-trajneri i Estudiantes de La Plata, Boka Juniors, Sevija, Deportivo Kali dhe ish-trajneri i Argjentinës, Kolumbisë dhe Libisë, vuan nga një sëmundje neurologjike, e quajtur sindromi “Hakim Adams” që nga viti 2007. Bilardo është izoluar së bashku me njerëzit e tjerë të infektuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!