Rama: ‘Aktivitetet sportive të presin…’

Sërish apel e thirrje për kujdes e larje duarsh. “Duart t’i lani sa më shpesh, sepse ai nuk ka ikur”. Kështu e mbylli Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pak çaste më parë një video-live nga Facebooku i tij personal.

E ndërsa shefi i qeverisë foli gjithë përkujdesje për situatën e shëndetit dhe hapjes eventuale të vendit, për futbollin, Kryeministri nuk bëri hapa përpara, duke e lënë 3 qershorin ende të pakonfirmuar.

Do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për pak kohë aktivitetet kulturore dhe sportive me tifozë”, – tha ndër të tjera Edi Rama.

‘Sportiim.al’, ka hedhur mbi tavolinë hipotezën se dhe në çështjen e dhënies apo jo të drejtë FSHF-së, për të organizuar kampionatet në 3 qershor, 7 qershor, etj., duhet pritur ora 18:30 nesër, teksa fqinji ynë Italia, do marrë një vendim për Seria A.

Vetë deklarata e Ramës, se “të premten, do të ketë detaje të reja dhe një tjetër komunikim me qytetarët”, mishëron tezen se futbolli duhet të presë…(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!