Laçi ndryshon mendje, kthehet në shtëpi

Klubi bardhezi njofton se seanca e nesërme zhvillohet në Laç duke nisur nga ora 17:00.

Pas tri ditëve në Pezë -Helmës, bardhezinjtë e Armando Cungut, pritet të kthehen nesër në Laç. Klubi kurbinas, parë situatën disi kaotike në kryeqytet me shumë ekipe në radhë, për një fushë përgatitore, duket se kërkon të gjejë qetësinë në folenë e tij.

Laçi ka në dispozicion jo vetëm kompleksin modren stërvitor bri impiantit kryesor, por dhe dy fusha të tjera brenda rrethit ku mund të punojë qetësisht.

Gjatë seancës së sotme, u punua kryesisht në aspektin e rekuperimit të të dhënave fizike. Përveç Dembakit, tashmë në Amerikë, të tjerët ishin në dispozicion.

Me shumë mundësi, kthimi në Laç, pritet të shtojë ritmin e punës në grupe pasi kurbinasit edhe pse nuk e kanë deklaruar publikisht, pritet të tentojnë vendin e dytë. Gjithnjë nëse gara do rifillojë me 3 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!