Toktas, i çmenduri vret fëmijen 5 vjeç

Çmenduri! Një ngjarje tragjike vjen nga Turqia, teksa futbollisti 32-vjeçar Cevher Toktas ka kryer një akt makabër duke mbytur me jastëk djalin e tij 5-vjeçar.

Edhe pse kishte 11 ditë nga krimi, vetëm sot policia e Bursës ia ka dalë të zbardhë ngjarjen me protagonistin e dërguar prapa hekurave.

Mesfushori mjeran, ishte pjesë e Bursa Yildirim Spor. Ai e kreu krimin e rëndë në një spital, ndërsa fëmija e tij 5-vjeçar, ishte i shtruar me simptoma të Covid-19 dhe pas vetëm 11 ditësh pranoi autorësinë.

I vura djalit një jastëk në kokë dhe e mbajta fort derisa nuk po merrte më frymë. Më pas thirra mjekët, për të mos krijuar dyshime. Nuk kam asnjë problem mendor, por e vrava djalin tim, pasi nuk e doja”, tha Toktas.

Futbollisti me shumë gjasë pritet të dënohet me burgim të përjetshëm nga gjykatat turke, për vrasje me dashje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!