Donadoni: “Të përshtatemi me rrethanat…”

“Në Shenzhen, përveç matjes së temperaturës, maskave dhe tamponëve, gjithçka po kthehet në normale. Kina duhej të përballohej me pandeminë dhe arriti të dilte prej saj. Eshtë e pashmangshme që ne do të mësojmë prej saj.”

Kështu është shprehur Roberto Donadoni, ish-tekniku i Italisë sot trajner i skuadrës së Shenzhenit, i cili tregon mënyrën kineze të reagimit ndaj koronavirusit, që sipas tij, duhet të jetë edhe një shembull edhe për Italinë.

“Unë mendoj se gjëja kryesore është t’i përshtatemi rrethanave, të sigurojmë që të mos rritet shumë presion te lojtarët. Tashmë ka mjaft”, – ka thënë ai për “La Republika” për rifillimin e mundshëm të Serisë A.

Kjo do të ndodhë pas stadiumeve të mbyllur, pasi në fund të fundit edhe në Kinë kështu do të luhet. “Gjë e padëshirueshme, por pak a shumë, të gjithë neve na ka ndodhur të luajmë në stadiume bosh, për shkak të ndonjë skualifikimi. Ka shumë kundër, por kjo bëhet nga nevoja për të shmangur virusin”.

Edhe në Kinë pritet që kampionati i futbollit të fillojë sërish. “Ende nuk e dimë datën e saktë kur Super League do të fillojë përsëri, por shpresojmë të nisim në qershor. Ne jemi stërvitur vazhdimisht për një muaj e gjysmë deri tani. Lojtarët janë gati, përgatitja është e përshtatshme.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!