Ronaldinjo sheh ‘dritë’ në Paraguaj

Ronaldinjo largohet nga burgu Asuncìon (Paraguai) dhe përfundon në arrest shtëpiak në një hotel në kryeqytet.

Ish-kampioni i Barcelonës dhe Milanit (nga 2008 në 2011 20 gola në 76 ndeshje), u ndalua në 5 mars dhe u arrestua dy ditë më vonë me akuzën se kishte hyrë në vendin e Amerikës Latine me një pasaportë të rreme së bashku me vëllain e tij Roberto de Asis Moreira.

Braziliani ka arritur më në fund të bindë gjykatësin Gustavo Amarija. Ai pagoi 1.6 milion dollarë garanci me gjykatësin që dha dakortësinë për arrest shtëpiak të dy vëllezërve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!