Të reja nga…sporti

Sulmuesi i Totenhem Son, i kthyer në Kore të Jugut, mësohet se është thirrur nga autoritetet ushatrake për të kryer një muaj të detyruar sherbimin ushtarak.
Heung-Min Son dhe shokët e ekipit te kombëtarja, janë të detyruar të bëjnë shërbimin ushtarak bazë, që zgjat 4 javë.

Federata e Futbollit të Azisë, ka shtyrë me 1 vit pranimin e dokumentacionit për kanidtaturën e organizimit të Kupës së Azisë në vitin 2027. Turneu i vitit 2023, do të luhet në Kinë.

Premier League pas një muaji të deklaruar pa ndeshje, pritet të nisë me dyer të mbyllura. Risia e rdhës që vjen nga Anglia lidhet me propozimin për të lejuar 5 ndrrime për çdo skuadër në një ndeshje .

Te Interi ‘Suning’ ka siguruar 300 mijë maska për klubin zikaltër. E gjithë shtëpia zikaltër teksa menazhohet nga familja Zhang, do mbulohet me këto mjete mbrojtëse të ardhura nga Kina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!