Hasani, shtyhet debutimi me HJK

Ferhan Hasani, futbollisti nga Maqedonia e Veriut, pret të startojë me kampionët e Finladës HJK Helsinki. Momentalisht, ish-kapiteni i Shkëndijës së Tetovës po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij në Finlandë ndërsa lutet që situata koronavirus të kalojë sa më shpejt.

 Në një intervistë për ‘Fan Zone’ Hasani foli edhe për një rikthim të mundshëm te Shkëndija ose në kampionatin shqiptar. Tha: “Kam patur oferta nga Shqipëria duhet të presë. Për momentin kam nënshkruar për HJK Helsinki’

Sa fillova të marr veten, ndodhi kjo që nuk duhej. Nuk kemi çfarë të bëjmë pasi kjo është në të gjithë botën. Dalim jashtë dhe nuk është problem. Deri tani janë 1000 raste të prekurish, por vetëm nuk lejohemi nga 5 persona në grup.

A do kthehem te Shkëndija e Tetovës ose të kaloj te Partizani? Tani jam lojtar i Helsinikit, por shpresoj që në të ardhmen të luaj në Shqipëri. Shkëndija është klubi im i zemrës, por nuk e di se çfarë ka rezervuar e ardhmja.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!