Ish-mesfushori i Kombëtares pas hekurave…

Klodian Doro ish-futbollisti kuqezi dhe i shumë skuadrave shqiptare, përfundon pas hekurave. Ljami bëhët i ditur nga ‘Report Tv’ i cili shpjegon se elbasanasi i denoncuar nga ish-bashkëshortja është ndaluar që në datë 24 mars.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro është arrestuar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e 24 marsit. Report Tv mëson se arrestimi i Duros u bë pas denoncimit të ish-bashkëshortes së tij me të cilën është divorcuar prej një viti. Ajo ka deklaruar se ish-bashkëshorti e ka dhunuar dhe përndjekur sistematikisht. Prej datës 24 mars, Klodian Duro ndodhet në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa mësohet se edhe më herët ish-bashkëshortja e tij ka pasur urdhër mbrojtje nga Gjykata

Ish-futbollisti i kombëtares akuzohet për dhunë fizike, psikologjike dhe përndjekje ndërsa nesër në orën 10:00 pritet të dalë para gjykatës për të mësuar masen e sigurimit personal që do të marrin ndaj tij togat e zeza. Pra nëse do të hetohet në gjendje arresti me burg, apo i lirë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!