Skela: ‘Literaturë sportive, bëhem trajner…”

Padyshim një ndër fantazistët më të mirë të Kombëtares kuqezi ndër vite. Ervin Skela, vlonjati 43 vjeçar foli sot nga Frankfurti në Fan Zonë të ‘SuperSport’.

Tha se po qëndron në shtëpi dhe po lexon libra. Kryesisht të fushës profesionale. Literaturë sportive. Mendjen e ka për trajnim…Kujton me respekt mardhënjet me ish-shokët në kombëtare, por jo vetëm.

Situata?

Kjo është një peruidhë mjaft e vështirë, por bisedojmë me Çipin, Myrtajn, Fakajn e tjerë e flasim shumë herë në ditë. Kujtojmë edhe fotot e vjetra e shumë kujtime që kemi kaluar”

Kur mund të nisë Bundesliga?

Sot u fol në Gjermani që kampionati do të vazhdojë dhe mund të luhet pa tifozë, por që do të luhet deri në fund. Çdo gjë varet nga situata emergjente dhe unë dua të bëj një thirrje dhe ne si shqiptar duhet të bëjmë më të mirën për këtë që po kalojmë”.

Do vijë në Shqipëri për të drejtuar një skuadër? “E kam thënë që para 4 viteve që unë ndihem shumë mirë këtu në Frankfurt. Studioj vazhdimisht literaturë sportive. Nuk e di, dua të provohem fillimisht në Gjermani, pastaj të shohim- tha ndër të tjera Skela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!