Pele: ‘Ronaldo më i miri, si unë askush…”

Pele: “Babai dhe mamaja ime e kanë mbyllur fabrikën” …

Mbreti i botës në futboll Pele, edhe pse në gjëndje jo të mirë shëndetësore, ka deklaruar për radio ‘Pilhado’ se futbollisti Kristiano Ronaldo është më i miri në botë.

Ka 10 vite që luan në nivele shumë të larta. Nuk ka teknikën e Nejmar, por ka gjithë treguesit e tjerë sportivë më të mira se cilido duke e bërë më të mirin, ka nënvizuar braziliani 79 vjeçar.

‘O Rey’ thotë: “Mendoj se portugezi është më i miri më koherenti por nuk duhet të harrojmë Mesin, natyrisht. Numri 10 i Barcelonës, nuk është një sulmues i mirëfilltë.

Kristiano më i fortë se unë? Duhet të themi të vërtetën: babai dhe mamaja ime e kanë mbyllur fabrikën. Si Pele nuk do ketë më”- tha Pele duke u vetëdeklaruar si më i miri i të gjitha kohëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!