Inter, insiston fort për Kumbullën…
Siç përcillet në faqet e ‘Corriere dello Sport’, Inter i Milanos është duke vëzhguar nga afër rritjen e shpejtë sportive të Marash Kumbullës.
Zbulimi i Veronës, pas një sezoni brilant të Kumbullës, sipas prestigjiozes, vlen të paktën 20 milionë euro sot.
Futbollist i përkryer në mbrojtjen me tre të teknikut Juriç. Marash Kumbulla, do të ishte zëvendësuesi ideal i Diego Godin për sezonin e ardhshëm- përcaktojnë matanë Adriatikut.
Lojtari i Kombëtares kuqezi, i lindur në 8 shkurt 2000, ka tunduar më herët shumë klube në Seria A, por jo vetëm.
Kartoni i mbrojtësit qëndror mund të shkojë shumë më lart gjatë verës. Interi e do me insistim…