Pritet akordi UEFA-FIFA, klubet në 2023…
Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, FIFA do të jetë determinante për të përcaktuar se si do të përfundojë sezoni futbollistik në botë. Shkak bëhën kontratat e lojtarëve të ndryshëm të cilat skadojnë në 30 qershor.
Në këto kushte, asgjë nuk mund të bëhet pa një marrëveshje UEFA-FIFA, dy ‘botë’ sot mjaft larg njëra-tjetrës por që COVID-19, mund t’i bashkojë.
Dje, Xhani Infantino telefonoi sekretarët e UEFA-s për të diskutuar të ardhmen pasi me gjasë, presidenti i FIFA-s, do të duhet të spostojë Kupën e Botës për Klube parashikuar në 2021 në Kinë drejt vitit 2023.
Një aktivitet i tillë në Kinë, mund të jetë me rrezik. Nëse vjen shtyrja, mendohet që skuadrat europiane të rritën në numer nga 8 në 12.
Gjithçka mbetet në tavolinë. UEFA dhe FIFA po nisin bashkëpunimin për zgjidhje të ndryshme.