Drejtori i Partizanit: “Mala, investim yni…”

Temat për tu diskutuar para duelit të nesërm me Tiranën janë të shumta, por në konferencën e sotme për shtyp, drejtori i Partizanit Olsi Rama, ka dhënë disa përgjigje rreth çështjes Esat Mala.

Së bashku me trajnerin Sormani, numri dy i klubit në konferencë, ndër të tjera ka theksuar se ky kampionat, është përndjekur nga shumë gabime arbitrare:

Rama ndër të tjera…

Situata e Malës është një situatë e krijuar për shkak të situatës së klubit, për ta investuar te lojtarët e rinj, në mënyrë që të bëjmë një politikë për rritjen cilësore sportive dhe ekonomike. Qëlloi që ishte Mala lojtari i parë për të cilin klubi mbajti këtë qëndrim. Mund të ishte kushdo tjetër.

Në me Malën kemi punuar që vjet për rinovimin e radhës. Kemi hedhur hapa të konsiderueshëm përpara dhe sigurisht duke e parë Malën si investim të klubit me idenë që do i krijonim mundësinë të luante në stadiume më të mira se ‘Air Albania’.

Ne me Malën kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. Së fundmi kemi arritur akordin që Mala do të jetë vetëm lojtar i Partizanit përsa i përket rajonit dhe Shqipërisë. Kështu që, ka një kontratë dhe nëse do jetë e mundur do i krijojmë kushtet të luajë në një kampionat të huaj jashtë vendit.

Ne nuk e shohim Malën vetëm si lojtar për atë që ka dhënë për Partizanin. Ai ka vlera edhe si person dhe do të shtojë shumë në rritjen e ekipit në vazhdim”.

Ndërkaq pasi prek dhe tema të tjera, drejtori nadlet e përgjigjet për gjykimet:

Unë ankohem për arbitrat, po aq sa ankohem kur futbollistët e mi humbin raste të pastra para portës. Duhet të jemi koshient që ky sezon është karakterizuar nga gabime foshnjarake.

Nëse në garën sportive do të ketë prapaskena do të ndërhyj. Deri tani nuk e gjykoj të tillë. Partizani është ekipi kampion dhe në kuadrin e ankesave janë në shtytjen e cilësisë në gjykim dhe jo në rolin e një humbësi. Sepse se kemi zakon ta bëjmë këtë gjë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!