‘Dashuri’ zagrebase, Marku te Laçi

Albion Marku, 19-vjeçari i kombëtares shqiptare U-20 ka shkëlqyer te ekipi i të rinjëve të Lokomotivës së Zagrebit dhe sot është trasferuar te Laçi.

Sulmuesi vjen si huazuar për një vit ndërsa dhe këtë radhë është trajneri dhe njëri nga drejtuesit e klubit zagrebas, Besnik Prenga, që përshpejton lëvizjen e futbollistit nga Rrësheni.

ish- futbollisti i Shkëndijës së Tiranës, pjesë e klubit të Lokomotivës së Zagrebit teksa bëthamën e ka me shqiptarë iu bashkua sot bardhezinjëve të teknikut Armando Cungu.

Uzuni, Çokaj, Mersinaj, Tuci dhe Kastrati, janë lojtarët shqiptar bazë të Lokomotivës së Zagrebit.

Më herët Uzuni luajti për kurbinasit teksa një sezon më parë, Çokaj dhe Mersinaj u aktivizuan me bardhezinjtë në trajtë huazmi. Tani radha e Markut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!