Siti ndalet në shtëpi, ‘kurora’ e dorëzuar…

Mançester Siti ‘lan duart’ me Premier League. Për javën e 22-të, skuadra e Pep Guardiolës, nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 me Kristal Palasë.

Edhe pse Siti u ndëshkua në fillim, arriti të kthejë në favor të tij shifrat por një autogol në fund të takimit nga Fernandinjo, i dha një goditje të madhe ëndrrës së ‘qytetarëve’ për të mbajtur gjallë shpesat për të mbrritur Liverpulin e vendit të parë.

Fulhëm zhvillon një ndeshje të madhe ndërsa mund Buornemuth 1-0. Në Londër, Ançeloti me Evertonin e tij, barazon 1-1 me Uest Ham-in vendas.

Për Murinjon, nisin ‘dallgët’… Totenhemi paraqitet dobët në barazimin 0-0 në shtëpinë e Uatford. Edhe Arsenali barazon në shtëpi me vershellimat e para për teknikun e ri Arteta.

Shifrat e sotme në Premier Ligë:

Uatford- Totenhem 0-0, Arsenal- Shefild Utd 1-1, Fulhëm- Buornemuth 1-0, Brajton-Aston Vila 1-1, Sauthempton- Volves 2-3, Uest Ham-Everton 1-1, mançester Siti- Kristal Palasë 2-2. Njukasëll- Çelsi, luhet në 18:30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!