Kalon Argjentina, Kolumbi “fair”…

Në grupin B kualifikohen Kolumbia dhe Argjentina për në çerekfinale. Kolumbia do të ndeshet me Kilin ose Uruguajin, ndërsa Argjentina do të ketë përballë Venezuelën.

Argjentina -Katar 2-0 (Lautaro Martinez 4’, Aguero 82’)

Kolumbia-Paraguai 1-0 (Kuejar 32’)

Të gjithë e dëshironin në çerekfinale dhe Argjentina realizon objektivin primar, duke kaluar në çerekfinale të “Copa America” falë fitores 2-0 ndaj Katarit.

Lautaro Martinez  shënoi golin e parë të takimit që në krye të herës, ndërkohë që në limite të takimit, Aguero shënon edhe golin e sigurisë, ndërsa në lojë ishin edhe 8 minuta.

Në fund, falë dhe fitores së Kolumbisë ndaj Paraguajit, Argjentina dhe dy Lionelet (Skalini dhe Mesi) festojnë lirshëm. Në çerekefinale nuk i pret Brazili. .

Ndeshja tjetër u karakterizua nga loja e fortë, por Kolumbia, tregoi se ka potenciale edhe kur në fushë ka ndryshime.

Me fitoren 1-0 të kolumbianëve, Paraguait tani i duhet të presë një barazim eventual  midis Japonisë dhe Ekuadorit për të kaluar më tej, si skuadra e dytë më e mirë e vëndeve e treta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!