Vangjeli, “gjel” në Australi…

Anketa sjell mbarësi… Ngjau brenda 24 orëve, ndërsa fillimisht Rexhinaldo dhe sot Vangjeli, dy nga fituesit e anketës “Sporti IM”, ikin nga skuadrat e tyre Kukësi dhe Skënderbeu.

Mozambikasi duket se “çlirohet nga vargonjtë” për një aventurë më spikatëse, ndërsa Kristi Vangjeli, vendos të fluturojë drejt Australisë.

Mësohet se korçari, ka  firmosur me skuadrën e Adelaide Olympic Football Club, e cila militon në ligën e dytë të futbollit në Australi.

Zyrtarizimi vjen nga vetë klubi australian në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!