Shehi: Kemi një projekt, do të vazhdojmë

Pikiada apo metamorfoza, quajeni si të doni, e Skënderbeut nuk ka të ndalur, paçka se në Durrës, ndaj Teutës barazoi 2-2, në një ndeshje plot gabime dhe polemika për gjyqtarin Klajdi Kola.

Në 10 ndeshjet e fundit, skuadra korçare ka arritur 8 humbje, 1 fitore dhe 1 barazim, duke e renditur në e 5-të në klasifikim. Këtë situatë aspak të këndshme është përpjekur ta sparojë trajneri Orges Shehu, njeriu që ka fituar 6 tituj kampioni me Skënderbeun, skuadër, të cilën tani e udhëheq si drejtues.

Shehi u shpreh, se ai në bashkëpunim me drejtuesit e klubit kanë një projekt, që kërkon kohën e nevojshme për t’u realizuar. Ai, gjithashtu tha se gëzon mbështejen e drejtuesve të klubit korçar për të vazhduar punën në krye të Skënderbeut.

“Skuadra është shumë e re. Duhet të kemi një skuadër që të mos ndërrojmë shumë lojtarë. Ne kemi objektivat tona, kjo ecuri negative na prish disi objektivat, por ne do të luajmë fortëqë të arrijmë 3 vendet e para. Një projekt do kohën dhe elementët për të qenë kompetitiv. Ndeshjen me Gjirokastrën e kam përjetuar shumë keq. Unë nuk e njoh fjalën dorëzim, kështu që mendova që skuadrës mund t’i duhet një fytyrë e re jashtë klubit, mund të karikonte më shumë skuadrën, e t’i jepte një shtysë tjetër. Drejtuesit nuk ishin dakord që unë të largohesha, por më thanë puno. Nuk njoh njeri tjetër që mund ta karikojë më shumë skuadrën. Kurrë nuk mund ta çoj në mendje të dorëhiqem”, deklaroi trajneri durrsak i korçarëve Orges Shehi në emisionin “Zona Gol” në Supersport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!