Kukësi lëviz, nga Elbasani në Cërrik…

Skuadra verilindore e Kukësit në përgatitje për rifillimin e Kampionatit të 81-të Kombëtar është akomoduar në qytetin e Elbasanit, ku mesa duket ka gjetur mjedise dhe kushte më të favorshme për stërvitje.

Mirëpo sot, skuadra e Kukësit, e cila ende nuk është e plotësuar në organikë për shkak të karantinimit, është zhvendosur për t’u stërvitur në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut, që ofron kushte mjaft të mira në tapetin e gjelbërt të tij.

Një gjë lajm të tillë e bën të ditur vetë klubi verilindor, nëpërmjet disa fotove të publikuara në faqen zyrtare në Facebook. Nuk dihet ende, nëse fusha e stadiumit të Cerrikut, do të jetë rezidenca stërvitore e skuadrës kuksiane deri në rifillimin e Superligës më 3 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!