Nations/ Spaleti ideon 11-ën ndaj Belgjikës, luhet në ‘Olimpico’

Kalafiori në konferencë: Mezi pres të luajë në qytetin tim. Do të ishte e bukur të bënim tri pikë ndaj Belgjikës.

Sot Italia zhvilloi tërvitjen e fundit në Koverçano para nisjes për në Romë (ndeshja me belgët nesër 20:45). Tre pikët eventuale kundër Belgjikës në “Olimpico” praktikisht do të kualifikonin italianët në çerekfinalet e Ligës së Kombeve që do të luhen marsin e ardhshëm.

Spaleti me gjasë ka nisur një operacion rinovimi dhe rekrutimi të talenteve të rinj pas paraqitjes së dobët në Euro 2024. Megjithatë pas fitoreve të shtatorit ndaj Francës dhe Izraelit, Italia kërkon të shkojë larg në Ligën e Kombeve.
Mes të rinjve të afruar nga trajneri Spaleti, është edhe Danieli, i treti i dinastisë Maldini, i përfshirë në testet taktike që nga dje, por jo mes titullarëve.
Ndërkohë indikacionet nga seanca e fundit stërvitore u duk se trajnerit i pëlqeu shumë skuadra që pa në Paris në shtator pas fitores 1-3 ndaj Francës, me Bastonin si mbrojtës qëndror përpara Donarumës në portë dhe me Di Lorenco dhe Kalafiori anash.

Më tej Riçi si organizator mes Fratezit dhe Tonalit. Në sulm, i preferuar duket Retegui. Në mbështetje të tij janë piketuar Dimarko, Kambiazo dhe Pelegrini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!