Kualifikuese Europiani U17/ Shqipëri- Kroaci, Kulla vendos barazpeshën

Kanë nisur sot ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U17 me ndeshjet e këtij grupi që zhvillohen pikërisht Shqipëri.

Hollanda, Kroacia, Shqipëria dhe Ishujt Faroe, katër skuadrat e Grupit 3 sot në fushë. Fillimisht Holanda U17 shpartalloi në “Niko Dovana” (11:00) Ishujt Faroe 6-0 ndërsa në 15:00 në “Air Albania Stadium” u luajt Shqipëri- Kroaci për këtë grupmoshë.

Ndërkohë kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesko humbën pjesën e parë me shifrat 0-1 (autogol 28′ Darli Kurti). Fraksioni i dytë solli golin kuqezu ndërsa në të 66′, Kulla, pas topit të goditur nga Sheji e të kthyer nga traversa shtyu në rrjetë për 1-1.

Në minutat e fundit, kroatët i’u afruan disa herë golit, goditën dhe shtyllën por deri në fund shifrat nuk ndryshuan. 1-1 final./Sara Gjidiaj/

Protokolli i ndeshjes Shqipëri U17- Kroaci U17

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!