Juve ngec në mesditë, De Gea rrëmben mbrëmjen në Fiore- Milan
Java e 7-të në Serie A nisi me befasinë e madhe ndërsa Juventus u ndal nga Kaljari në shtëpi 1-1. Fiton Lacio ndaj Empolit 2-1, Roma vetëm një pikë me Monzën ndërsa Bolonja- Parma u mbyll pa gola.
Në mbrëmje Fiorentina theu Milanin 2-1 në një duel ku ekipi i Fonsekës humbi dy penallti. Portieri De Gea heroi i mbrëmjes duke i ndalur të dy goditjet.
Shifrat e javës së 6-të, sot:
Juventus- Kaljari 1-1
Bolonja- Parma 0-0
Lacio- Empoli 2-1
Monza- Roma 1-1
Fiorentina- Milan 2-1